970×90
970×90

Presidenti i PSG-së humb kontrollin, sulmon një punonjës të Real-it

Presidenti i PSG-së humb kontrollin, sulmon një punonjës të Real-it

Presidenti i klubit Paris Saint Germain, Naser Al-Khelaifi, nuk e përjetoi aspak mirë eliminimin e klubit të tij nga Liga e Kampionëve.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid – PSG, Al-Khelaifi u tërbua, i cili deshi të shkonte te dhoma e gjyqtarëve për të qëruar hesapet.

Gazetarja Monica Marchante e Movistar e pranishme në stadium ka raportuar se Al-Khelaifi u largua shpejtë nga pozita e tij ku ishte në zonën VIP për të zbritur në zonën ku qëndrojnë ekipet dhe gjyqtarët duke bërtitur.

Gjithnjë sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle “Marca”, i pari i PSG-së menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, shkoi duke kërkuar gjyqtarët dhe duke goditur dyert brenda stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Mirëpo, ai përfundoi në një dhomë gabimisht ku ndodhen Megia Davila, delegate në fushë e Real Madrid-it.

Thuhet se Davila ka xhiruar ngjarjen ku shihet Al-Khelaifi duke thënë se “Unë do të vras”, ndërsa më vonë drejtori teknik i PSG-së, Leonardo i ka kërkuar atij që t’i fshijë videot nga telefoni i tij.

Gjithsesi presidenti i PSG-së u largua nga truprojat e tij derisa thuhet që nervozizmi i tij kishte të bënte me golin e parë të ‘Los Blancos’, pasi Al-Khelaifi mendonte se duhej të akordohej faull në të mirë të Donnarumma-s.

Sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultat 3:1 në favor të Real-it, rezultat ky i cili eliminoi PSG-në, pasi që ndeshja e parë e zhvilluar në Paris, kishte përfunduar 1:0 në favor të vendasve.

Të parët që kaluan në epërsi, ishin parisienët me golin e Kylian Mbappe, por më pas Benzema shënoi tre gola, për të shuar ëndrrën e francezëve.

Related posts