970×90
970×90
970×90
970×90

Leonardo DiCaprio dhuron 10 milionë dollarë në ndihmë të Ukrainës

Leonardo DiCaprio dhuron 10 milionë dollarë në ndihmë të Ukrainës

Miliona dollarë të Hollywood-it po i dhurohen Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë – kësisoj, së fundmi edhe aktori Leonardo DiCaprio ka dhuruar 10 milionë dollarë në ndihmë të shtetit ukrainas.

Dhe kjo nuk është vetëm për shkak se ai është një filantrop dhe posedon një pasuri të madhe monetare, por arsyeja mund të jetë edhe ngase ylli 47-vjeçar ka rrënjë ukrainase – gjyshja e tij, Helena, lindi në Odessa në jug të Ukrainës, nga ku u transferua në Gjermani në vitin 1917.

Leonardo, i rritur nga nëna e tij, Irmelin dhe gjyshja, u shoqërua nga to në të dy në premierat e filmave të tij ikonikë si “Titanic” dhe “The Man In The Iron Mask”.

Leonardo DiCaprio në rolin e tij, në filmin ikonik – “Titanic”.

Ndërkaq, donacioni prej 10 milionë dollarësh i Leonardo DiCaprio për Ukrainën u zbulua nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit, i cili promovon zhvillimin në Evropën Lindore.

Nga bota e aktrimit, edhe aktorja e lindur në Ukrainë, Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher u zotuan të dhurojnë deri në 3 milionë dollarë donacione, duke synuar të mbledhin 30 milionë dollarë në total.

Në një përditësim të shpërndarë së fundmi, Mila dhe Ashton zbuluan se kishin grumbulluar 15 milionë dollarë, dhe se dyshja ishin në gjysmë të rrugës drejt qëllimit final.

“Fondet e mbledhura do të dhurohen për strehimin e refugjatëve ukrainas”, thanë ata.

Aktorja, Mila Kunis ka lindur në Chernivitsi, në jug të Ukrainës, në vitin 1983 dhe u transferua në SHBA në vitin 1991.

Mila Kunis.

“Gjithmonë e kam konsideruar veten një amerikane, një amerikane krenare. Por sot, nuk kam qenë kurrë më krenare që jam ukrainase”, tha ajo në një video të shpërndarë në Instagram.

“Unë kurrë nuk kam qenë më krenar që jam martuar me një ukrainase”, shtoi Ashton Kutcher.

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar dënime nga disa të famshëm, mes tyre edhe nga Angelina Jolie dhe Priyanka Chopra, të cilat që të dyja, janë ambasadore të Kombeve të Bashkuara në organizatat për të drejtat e njeriut.

Related posts