970×90
970×90

Gjimnasti rus pro-luftës, stampon në fanellë simbolin “Z”

Gjimnasti rus pro-luftës, stampon në fanellë simbolin “Z”

Shërbimi i Sigurisë ukrainase (SBU) ka deklaruar se pushtuesit rusë po përdorin simbole naziste në pajisjet ushtarake.

Por, i njëjti simbol është vënë re edhe në fanellën e gjimnastit rus, Ivan Kuliak, në garat e gjimnastikës artistike për Kupën e Botës në Doha.

Pikërisht aty ku duhej të ishte flamuri i vendit të tij, Kuliak kishte stampuar germën “Z”.

Gjimnasti rus, Ivan Kuliak

Pamja e tij mbi podium, teksa me duart pas, gjoksin para, pa ia hedhur fare sytë kundërshtarit ukrainas në krah, po bën xhiron e mediave.

Pasi fitoi medalje të bronztë në “shtyllat paralele”, rusi u ngjit në podium me shkronjën “Z”, afër fituesit të medaljes së artë, Illia Kovtun nga Ukraina.

Tanimë Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG) ka hapur procedura disiplinore ndaj 20-vjeçarit për “sjelljen shokuese” në Kupën e Botës.

“Z”, simbol nazist?

Germa “Z” është bërë simboli i pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Z” është parë në tanket dhe automjetet ushtarake. Ato mbahen edhe nga politikanët përkrahës në Rusi.

Simboli “Z” mbi tanket e ushtrisë ruse

Për herë të parë, ky simbol u pa gjatë Luftës së Dytë Botërore – në kampin nazist të përqendrimit “Sachsenhausen”, shkronja “Z” shënonte ndërtesën ku u kryen masakrat.

“Stacioni Z kishte një krematorium me katër soba, ku nazistët dogjën trupat e të burgosurve. Në vitin 1943 aty u shtua edhe një dhomë gazi. Automjetet me njerëz dërgoheshin direkt në këtë objekt, duke anashkaluar regjistrimin në kamp”, thuhet në raportin e SBU-së.

SBU-ja shkruan se ajo që i frymëzoi pushtuesit rusë kur planifikonin shkatërrimin e Ukrainës dhe popullatës civile është tashmë e qartë.

Përveç shpjegimit të SBU-së, sipas ekspertëve ushtarakë, “Z” dhe gjithashtu simboli “V” në automjetet ushtarake ruse në Ukrainë, janë shenja të njohjes së batalioneve që morën pjesë disa javë më parë në stërvitjet në Bjellorusi: “Z” shkurtim për Zapad (perëndim) dhe “V” për Vostok (lindje).

Related posts