970×90
970×90

Konjufcës i largohet nga kabineti një njeri i besueshëm i tij

Konjufcës i largohet nga kabineti një njeri i besueshëm i tij

Driton Tali nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një njoftimi publik të mërkurën.

Tali ka thënë se largimi i tij ndërlidhet me angazhimet e tij personale.

“Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit.
Kërkesat dhe lutjet Tuaja ju lutem drejtojani anëtarëve tjerë të kabinetit të cilët jam mëse i bindur se do t’i adresojnë me përkushtim dhe nderë”, u shpreh ai, në një postim në Facebook.

Driton Tali ishte emëruar këshilltar i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca më 7 korrik, 2021.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK], ai ka deklaruar se përfitonte 1550 euro pagë mujore nga Kuvendi i Kosovës për shërbimin si këshilltar i Konjufcës.

Related posts