970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Pentagon-i: Forcat ruse po përpiqen t’i afrohen më shumë Kiev-it, por janë ende jashtë qendrës

Pentagon-i: Forcat ruse po përpiqen t’i afrohen më shumë Kiev-it, por janë ende jashtë qendrës

Zëdhënësi i Pentagon-it, John Kirby, ka thënë se forcat ruse po përpiqen të afrohen më pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev-it, por ende janë jashtë qendrës së tij.

“Vazhdojmë t’i shohim forcat ruse të lëvizin përpara ose të përpiqen të afrohen në mënyrë që të mund të lëvizin nga toka në Kiev”, ka zbuluar Kirby gjatë një konference në Pentagon.

Ai ka vijuar duke thënë se ende “vlerësojmë se ata janë jashtë qendrës së qytetit dhe, siç e dimë qartë, ata kanë synime në lidhje me Kiev-in”.

Ukrainasit po “rezistojnë mjaft efektivisht rreth Kiev-it. Ata e kanë bërë një pengesë të vështirë për rusët që të lëvizin më në jug”, ka shtuar zëdhënësi.

Kurse për vendosjen e forcave ruse në gatishmëri të lartë, ai e ka cilësuar këtë krejt të panevojshme, por edhe përshkallëzuese të situatës së rëndë.

Kirby ka vënë në dukje se Pentagon-i po “rishikon dhe analizon” këtë njoftim të presidentit rus.

Related posts