970×90
970×90

Lajmërohet Putin ka disa fjalë për ushtrinë ruse

Lajmërohet Putin ka disa fjalë për ushtrinë ruse

Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar forcat speciale të vendit, duke theksuar ata që ‘po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake’ në Ukrainë.

Në një fjalim televiziv që u publikua gjithashtu në faqen e internetit të Kremlinit, Putin përshëndeti ‘shërbimin e tyre në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh’.

Putin tha se ushtarët ishin ngarkuar të ofronin ndihmë për ‘republikat popullore të Donbasit’, duke iu referuar dy zonave të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore që Rusia i njohu si shtete të pavarura përpara pushtimit të saj.

“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre të patëmetë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, tha ai.

Fjalimi i Putin përkon me Ditën e Forcave Speciale të Rusisë, e cila mbahet më 27 shkurt që nga viti 2015.

Related posts