
Gjermania bëhet i disati shtet dhe më kryesori në Evropë, i cili i ka mbyllur portat ajrore avionëve rusë, duke vendosur kështu një masë të mëtejshme sanksionuese ndaj Kremlinit.
Ndër shtetet e tjera të cilat e kanë marrë hapin, bëjnë pjesë Polonia, Republika Çeke, vendet Baltike apo Bullgaria.
Berlini po ashtu, në orët paraardhëse, kanë pranuar kërkesën e Ukrainës për të lënë jashtë sistemit SWIFT Rusinë – ndër sanksionet më të ashpra.
Ndryshimi i mendimit për furnizimin me armë të Kievit, ishte po ashtu një lëvizje e përshendetur nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, karshi kancelarit Olaf Scholz.
Vetë Zelensky, i ka kërkuar gjermanëve të vijojnë të shtojnë sanksionet. Me sa duhet, ata po e bëjnë diçka të tillë me mbylljen e hapësirës ajrore.