970×90
970×90

Qeveria e Kosovës: Mos bëni panik dhe mos bleni miell, kemi mjaftueshëm

Qeveria e Kosovës: Mos bëni panik dhe mos bleni miell, kemi mjaftueshëm

Kosova ka mjaftueshëm rezerva shtetërore, duke përfshirë miellin dhe naftën. Kështu kanë konfirmuar ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari në një konference për media, ka thënë se Kosova ka mjaftueshëm rezerva shtetërore.

“Shtetin ynë me të gjitha veprimet ka arrit sasinë e rezervës shtetërore, kemi blerë mallra dhe naftë vitin e kaluar, e po ashtu edhe këtë vit. Duke filluar nga gruri, nafta e produkte tjera ushqimore.
Në kontakt me mullisët, ata na sigurojnë se edhe për 6 muaj popullata nuk ka nevojë të brengosët. Nuk ka nevojë për panik”, ka thënë ministrja Hajdari.

Ndërsa, ministri Hekuran Murati bëri thirrje që qytetarët të mos bëjnë panik dhe të mos blejnë miell, pasi që ka mjaftueshëm dhe nuk ka ndonjë krizë.

“Duhet t’i sigurojmë qytetarët që nuk ka nevojë për panik. I kemi parë sot radhët e gjata para fabrikave të miellit. Ma kujtuan marsin e vitit 2020. Nuk ka nevojë për panik. Jemi siguruar mjaftueshëm dhe kemi siguruar kanale për furnizim në rast se ka mungesë. Kemi ndarë edhe shumën prej 10 milionë euro për tu furnizuar me rezerva shtetërore”, deklaroi ai.

Ndryshe, shumë qytetarë në Kosovë kanë filluar të blejnë miell në sasi të madhe, pas sulmeve të Rusisë mbi Ukrainën.

Related posts