970×90
970×90

BE-ja paraqet masat kundër Rusisë, planifikohen këto sanksione ekonomike

BE-ja paraqet masat kundër Rusisë, planifikohen këto sanksione ekonomike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar atë që e ka quajtur agresion të pashembullt ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Von der Leyen ka thënë se gjatë ditës para liderëve evropianë do t’u paraqitet për miratim “një pako masive sanksionesh”, raporton CNN, transmeton Reporteri.net.

“Me këtë pako, ne do të synojmë sektorët strategjikë të ekonomisë ruse duke bllokuar aksesin e tyre në teknologjitë dhe tregjet kryesore. Ne do të dobësojmë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar,” thotë ajo.

“Përveç kësaj, ne do të ngrijmë asetet ruse në BE dhe do të ndalojmë hyrjen e bankave ruse në tregun financiar evropian. Ashtu si me paketën e parë të sanksioneve, ne jemi të lidhur ngushtë me partnerët dhe aleatët. Këto sanksione janë krijuar për të të parandaluar interesat e Kremlinit dhe në aftësinë e tyre për të financuar luftën”, tha ajo.

Edhe Ministri i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, tha se Mbretëria e Bashkuar po sjell përpara një paketë sanksionesh të paprecedentë dhe të koordinuar për Rusinë.

Ai tha seanksionet do të nisnin sot, dhe të tjerat do të njoftohen ditëve në vijim.

Related posts