
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka reaguar pas shpalljes së luftës nga ana e homologut të tij rus duke theksuar se Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar.
“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore”, tha Biden në një deklaratë për CNN.
Sipas korrespondentes së multi-medialit amerikan, Kaitlan Collins, presidenti do të flasë mëngjesin e 24 shkurtit.
Ndërkaq, Ukraina gjendet në ditën e saj më të errët pasi është vendosur nën sulmin ajror të forcave ruse.
Fill pas fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili shpalli luftë ndaj shtetit lindor, filluan shkëmbimet mes mbrojtjes ajrore ukrainase dhe atyre ruse.
Deri më tani janë raportuar shpërthime kinetike dhe zjarri në kryeqytetin e Ukrainës.
Ishte ekipi i CNN në terren që dëshmoi për disa shpërthime të forta pranë Kiev-it, kryeqytetit të Ukrainës.