970×90
970×90

Përfundon gjithçka, Beatrix e konfirmon ndarjen nga Donald Veshaj

Përfundon gjithçka, Beatrix e konfirmon ndarjen nga Donald Veshaj

Ka përfunduar gjithçka mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt.

Kanë kaluar vetëm 4 ditë kur dhe mbaroi Big Brother VIP Albania, ku dhe dyshja u takuan në finalen e që këngëtarja zgjodhi t’i këndonte Donaldit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, nuk ka vonuar shumë se raporti i tyer ka pësuar krizë.

Edhe mbrëmë në festën e organizuar nga Top Channel, Donaldi dhe Beatrixa në asnjë moment nuk u panë bashkë, madje aty aktori këndoi në skenë edhe këngën që ia kishte dedikuar Bora Zemanit.

Nuk ka vonuar shumë, tani ka ardhur edhe një reagim nga Beatrix Ramosaj.

“Storje falso”, ka shkruar Beatrix, duke iu referuar bluzës që Donaldi e bëri me fotografinë e Beatrixit, ku aktori shkroi “Jo storie falso”, duke iu referuar si të vërtetë asaj që kishte me këngëtaren.

Duke mos mjaftuar me kaq, Beatrix ka hequr nga lista e miqve në Instagram, Donaldin, derisa aktori nuk e ka bërë ende një gjë të tillë./Reporteri.net/

Related posts