970×90
970×90

Escobar: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje

Escobar: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para senatorëve amerikanë në Komitetin për Punë të Jashtme ka ripërseritur qëndrimin e presidentit Biden se dialogu Kosovë- Serbi duhet të përfundoj me njohje reciproke.

Në adresimin e tij, Escobar ka thënë se dyja shtetet duhet të punojnë, si palë të barabarta, që nëpërmjet dialogut të heqin dallimet e të gjejnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

“Nevoja për dialog, kompromise e reforma vlen për të gjithë rajonin. Ne e mbështesim fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të normalizuar raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është forumi në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që u duhet të dyja shteteve për të ardhmen e tyre evropiane. Besojmë se kjo duhet të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka pasur përpjekje për forcim të demokracisë dhe luftim të korrupsionit. Ka veçuar Bosnjën e Hercegovinën si shtet që ka shënuar kthim prapa.

Related posts