970×90
970×90
970×90
970×90

Isa Mustafa u ikë kamerave, mbledhjen e kryesisë së LDK-së e drejton në shtëpinë e tij

Isa Mustafa u ikë kamerave, mbledhjen e kryesisë së LDK-së e drejton në shtëpinë e tij

Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dje është drejtuar për herë të parë nga Isa Mustafa, i cili që nga muaji janar nuk ka qenë i përfshirë në aktivitetet partiake për shkak të sëmundjes dhe shërimit në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Mustafa javë më parë është kthyer nga një klinikë gjermane ku ka qëndruar për shërim. Që prej kthimit të tij janë publikuar vetëm disa fotografi nga takimet me zyrtarë të LDK-së, ndërkohë që atë e kanë vizituar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyrtarë të LDK-së vazhdimisht kanë përsëritur se gjendja e Mustafës është përmirësuar dukshëm dhe se është çështje ditësh kthimi i tij në politikë.

Por, kur dje kjo ndodhi Mustafa drejtoi mbledhjen në shtëpinë e tij në Prapashticë e jo në “Qafë” ku zakonisht mbahet këto mbledhje. Kjo për të evituar kamerat të cilat zakonisht filmojnë këto ngjarje dhe pamjet e Isa Mustafës mbase ende jo të shtrënguar plotësisht. Në fotografitë e publikuara në shtëpinë e tij Isa Mustafa shihet pranë zjarrit, pranë nënkryetarëve Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova dhe anëtarët e kryesisë, shkruan Gazeta Express.

Related posts