
Rusia ka vendosur disa artileri me rreze të gjatë dhe raketahedhës në pozicione sulmi, duke kërcënuar Ukrainën.
Lajmin e bën të ditur televizioni amerikan “CBS News” që citon një zyrtar amerikan.
Sipas tij, disa njësi ruse kanë lënë zonat e tyre të montimit dhe kanë filluar të lëvizin në “pozicione sulmi”.
Kjo lëvizje shënon një ndryshim që nga e diela, kur disa nga njësitë ishin larguar nga zonat e grumbullimit.
Referuar burimit të “CBS”, njësitë nuk kishin marrë ende pozicionimet e 14 shkurtit.
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të sulmojë Ukrainën deri në fund të javës.
Sapo të fillojë sulmi rus, informacioni i SHBA-ve për atë që po ndodh do të ulet në mënyrë dramatike.
Amerikanët nuk do të kenë trupa në tokë dhe as aeroplanë zbulimi në ajër.
“CBS News” shkruan se sulmet kibernetike ruse dhe lufta elektronike do të fshijnë komunikimet.
Të shtunën e 12 shkurtit, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi homologun rus Vladimir Putin.
SHBA-të, sipas Biden, do të “përgjigjenme vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda”.
Kjo, nëse Rusia pushton Ukrainën.