970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Arrestohet një 33 vjeçar për plagosjen në qendër të Prishtinës

Arrestohet një 33 vjeçar për plagosjen në qendër të Prishtinës

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në rrugën “George Bush” në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, I.I. 33-vjeçar.

Atij i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Personit të dyshuar I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Related posts