970×90
970×90
970×90
970×90

Ahmeti: VV e ka harruar luftën ndaj PDK’në

Ahmeti: VV e ka harruar luftën ndaj PDK’në

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se arsyeja kryesore e ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje, rrodhi fakti që me statutin nuk mundësohej që të rregullohej çështja e fraksioneve – dallimeve brenda organizatës.

Ahmeti tha se kohëve të fundit lufta më e madhe që bën Lëvizja Vetëvendosje është të tregoj se grupi i deputetëve që u bë pjesë e PSD’së, ishte fajtor për ndarjen e Lëvizjes.

“E ka harruar luftën ndaj PDK’së dhe Qeverisë”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.

Tashmë kryetar i Partisë Socialdemokrate, Ahmeti tha se linçimeve ndaj disa prej zyrtarëve të lartë të atëhershëm të VV’së, ishte e pamundur të mbeteshin bashkë.

“Brenda natës nga një kryetar shembull u bëra kryetar që rrinte në jahtet e oligarkëve”, u shpreh Ahmeti.

“Ka pasur njerëz që kanë punuar në ndarje. Kishte njerëz që tërë kohën shkonin te Albini dhe i thoni se është njeri i ambasadave. Kishte edhe njerëz që më thoshin mua se VV’ja punon kundër meje”, tha ai, duke shtuar se nuk besonte që këto lojëra do të ndikonin te Albin Kurti.

“Arsyeja kryesore për ndarje ishte se nuk kemi krijuar sistem për t’i mbijetuar dallimit”, u shpreh Ahmeti, duke vlerësuar se statuti i Lëvizjes nuk e mundësonte krijimin e fraksioneve brenda organizatës.

Related posts