Kosova nën okupimin serb megjithatë organizoi zgjedhjet e para presidenciale.
Me gjithë rrezikun që barte ky proces u organizua para 26 vjetësh ku kosovarët shfrytëzuan të drejtën e votës.
E gëzimi i gati 900 mijë qytetarëve që votuan për kryetarin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte tragjik për dikë, raporton Frontal, në T7.
Në fshatin Leshan të Pejës, ditën e 24 majit, u vra veprimtari Tahir Berisha i angazhuar në këtë proces zgjedhorë.
Tahiri, cilësohet si heroi i parë i zgjedhjeve të lira.
E siguria e atëhershme, ishte e tensionuar në shumë forma.
Ditën e zgjedhjeve, Rugova shpëtoi nga sulmi që u bë vetëm pak metra larg tij.
Ky veprim kishte shqetësuar familjen Rugova e posaçërisht nënën e tij e cila e kishte lutur bashkëpunëtorin e tij, Adnan Merovcin.
Njeriu që i qëndroi afër Rugovës në momentet më të vështira të tij, flet për emocionet që kishte ish presidenti, për zgjedhjet e para.
E kishte edhe diçka që ish-presidentit i kishte mbetur peng.