970×90
970×90

Junikasi Blerim Isufaj drejt pozitës së kryeprokurorit të shtetit

Junikasi Blerim Isufaj drejt pozitës së kryeprokurorit të shtetit

Blerim Isufaj i cili momentalisht mbanë pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale është duke synuar pozitën më të lartë në organin e ndjekjes, atë që aktualisht e mban Aleksandër Lumezi. Shkruan Gazeta Projekti.

Nëse z.Isufaj zgjidhet Kryeprokuror i Shtetit, kjo do të jetë hera e parë në historinë e Junikut, që një junikas emërohet në pozitën më të lartë të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës.

Z.Isufaj ka bagazh të lartë profesional në fushën e drejtësisë, ku ai deri më sot ka ushtruar funksionet zyrtare si:
– Bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (prill 2004 – maj 2008)
– Prokuror i Qarkut dhe Krimeve të Rënda nga muaji korrik 2010 deri në muajin mars 2013
– Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nga muaji gusht 2013 deri më 14.01.2016
– Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, 14.01.2016 – 14.01.2019.
– Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, 23.12.2019-vijon.
Prandaj, nuk ka dyshim që edhe pozitën e kreut të Prokurorisë së Shtetit, do ta udhëheq me paanshmëri dhe integritet të lartë profesional.

Juniku dhe junikasët i urojnë suksese bashkëvendasit tonë, z.Blerim Isufaj!

Related posts