970×90
970×90

Erdogan Dautaj jep dorëheqje nga AAK

Erdogan Dautaj jep dorëheqje nga AAK

Erdogan Dautaj i cili ishte zgjedhur asambleistë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Deçan ka njoftuar se ka jap dorëheqje nga ky subjekt politik, lajmin e ka konfirmuar ai përmes një shkrimi në rrjetin e tij Facebook.

Lajmi i Plotë;

 

Qytetar të respektuar të komunës së Deçanit,shumë të respektuar përkrahës të mi në zgjedhjet e 17 tetorit,ju falendëroj shumë për përkrahjen dhe ju jam mirënjohës gjatë tanë jetës!
Unë që nga sot nuk do të jam pjesë e grupit të asambleistëve të AAK-së në kuvendin komunal të Deçanit!
Arsyeja është mos krijimi i hapsirës së fushëveprimit në komunën tonë,barrikadimi i një grupi të interesit që e ka ngulfatur shoqërin në komunën tonë!
Unë ju premtoj që do të jam zë edhe më i fuqishëm në realizimin e interesave të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit!
Nga sot jam asambleist i pavarur në asamblen komunale!
Me shumë respekt dhe dashamirësi i juaji
Erdogan Dautaj!

Related posts