970×90
970×90
970×90
970×90

Studentët e Universitetit të Prizrenit nuk pranojnë rektorin e ri, thonë se ka pas parregullsi në proces

Studentët e Universitetit të Prizrenit nuk pranojnë rektorin e ri, thonë se ka pas parregullsi në proces

arlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren nuk po e pranon zgjedhjen e rektorit të ri, duke thënë se procesi ka qenë kundërligjor. Ismet Temaj ishte zgjedhur dje në këtë pozitë.

“Anëtarët e Këshillit Drejtues të caktuar nga ana e MASHT, pasi kanë dështuar që të bindin përmes presioneve anëtarët tjerë, janë munduar që të kontrabandojnë zgjedhjen e rektorit përmes një procesi të parregullt zgjedhor”, thuhet në reagimin e Parlamentit të Studentëve.

Sipas tyre, krejt kjo ishte inskenuar nga Ministria e Arsimit përmes instrumentalizimit të parapolitikës.

“Madje Kryesuesi i KD ka vjedhur materialin zgjedhor duke vepruar në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore dhe praktikë. Kërkojmë nga Qeveria, Kuvendi i Kosovës, ambasadat shteteve të huaja, shoqëria civile dhe mediat që të hetojnë këtë rast të pa precedent të inskenuar nga ana e MASHT-it përmes instrumenteve të tyre të parapolitikës. MASHT nëse është për vendosjen e rendit, të shkarkojë menjëherë anëtarët e KD për këto veprime të kundërligjshme”, thuhet më tej aty.

Parlamenti Studentor vlerëson se Këshilli Drejtues ka vepruar në kundërshtim me Statutin e UPZ-së.

“Në Statut shkruan shumë qartë se zgjedhja e rektorit bëhet me 2/3 e votave të anëtarëve të KD. Në raundin e parë dhe në raundin e dytë të parregullt, asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave. Në vend se KD të vendoste për përsëritjen e konkursit ashtu siç e parasheh Statuti, në një mbledhje pa kuorum dhe pa kushte ligjore kanë konstatuar tinëzisht dhe joligjërisht përmes mediave se është zgjedhur rektori dhe në fund kanë vjedhur materialin zgjedhor dhe kanë ikur. Deri më tani në bazë të informatave tona asnjë komunikim zyrtar nuk ka ndodhur dhe për këtë dikush duhet të jep përgjegjësi”, thuhet më tej në reagimin e tyre.

“Kërkojmë nga ana e MASHT që të mos mundohet në asnjë mënyrë të legjitimojë procesin e parregullt zgjedhor në rastin e rektorit sepse nuk do të mund të nisë punën në UPZ një rektor i kontrabanduar”, vazhdon reagimi.

Related posts