
Zonja e Parë e Shqipërisë, gruaja e presidentit Ilir Meta dhe njëherësh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është bashkuar sfidës në shenjë solidarizimi për profesorin nga Vushtrria, Lulzim Paci.
Ajo ka shpërndarë një video në Instagram, aty ku ndiqet nga afro 50 mijë ndjekës, duke vallëzuar teksa valëvit flamuj të vegjël kombëtar.
Nismës për solidarizim me profesorin Paci i janë bashkuar edhe shumë personalitete tjera të njohura shqiptare.

Monika Kryemadhi (Foto: Instagram)
Adriana Matoshi, Dafina Zeqiri, Ermal Fejullahu, Adelina Ismaili, Labinot Tahiri, janë vetëm disa nga yjet që kanë shprehur mbështetjen e tyre.
Dafina madje i kishte kërkuar një vallëzim, të cilin e ka realizuar me valle tradicionale shqiptare në TikTok.

Monika Kryemadhi (Foto: Instagram)
Labi në anën tjetër ia bëri një dhuratë, tri ditë pushime në Shqipëri ose në Turqi, varësisht zgjedhjes së Pacit.