
Profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci i cili u bë i famshëm me vallëzimet e tij në Tiktok, është kritikar nga deputetja Fjolla Ujkani e cila kërkoi që të merren masa ndaj tij përmes një postimi në Facebook ku i bërë thirrje drejtorit të gjimnazit dhe Drejtorisë së Arsimit në Vushtrri që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë.
Ajo tha se nj profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë.
Në lidhje me këtë status të saj, ka reaguar edhe Shqiptaro – Amerikani nga Amerika, Bahri Feka i cili është qytetar nga Vushtrria
“Nuk fole per rrugen qe qdo dite ndodhin aksidente e ku rrezikohen mijera qytetare, po shkone e fole per vallezimin e profesorit, qe ne vendet demokratike vallezimi nuk eshte krim, nejse ne Koren e Veriut nashta edhe kishin me pushkatu, e njejta paska pas me ndodhe edhe ne vendin tone sikur të ishin shume deputete si puna e sajë”, ka shkruar Feka në Facebook.