Në mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP ka pasur disa rrëfime interesante.
Para banorëve është transmetuar loja javore, ku secili prej tyre kanë qenë të detyruar të tregojnë nga një sekret jetësor.
Teksa ka pasur sekrete nga më të ndryshmet, duket se më interesanti ka qenë ai i aktores Arjola Demiri.
Aktorja me prejardhje nga Tropoja, e cila e ka bërë të ditur për publikun historinë e saj të vështirë të jetës, ka zbuluar një sekret që lidhet me këtë pjesë.
‘Xhbanja’ e hit-serialit të dikurshëm “O Sa Mirë” tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë.
Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri dhe kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren Demiri.
“Kur kam qenë në një situatë të vështirë më ka ndihmuar shumë një grua, por pastaj pas një farë kohe ra në dashuri me mua dhe më propozoi të lidheshim”, ka deklaruar aktorja në dhomën e rrëfimit.
Sigurisht që më pas, Arjola është tërhequr nga raporti me gruan në fjalë, duke vazhduar jetën e saj.