Një incident që ka mundur të marrë përmasa tragjike ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Gjaushi” në Gjakovë, ku një person ka sulmuar fizikisht dy meshkuj dhe një femër me një shkop druri.
I njejti i ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, po ashtu i dyshuari e ka dëmtuar automjetin e tyre, shkruan gazetametro.net.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Dy viktimat një mashkull dhe një femër K-Shqiptar kanë informuar se janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K –Shqiptar, i cili iu ka shkaktuar lëndime trupore, po ashtu i dyshuari me një shkop druri e ka dëmtuar automjetin e tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë