
Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ai iu është përgjigjur shumë pyetjeve që lidhen me jetën personale dhe profesionale të tij.
Ndër to, këngëtari i hitit “Merrma shiun e Prishtinës” pati edhe një kërkim falje publike ndaj bashkëshortes së tij, Nera Fejzullahu.
Sabri dhe Nera Fejzullahu (Foto: Nera Fejzullahu/Instagram)
Kjo e fundit mesa duket nën gjurmët e bashkëshortit, kishte pasur dëshirë të merrej me muzikë – ëndërr e cila i ka ngelur në sirtar dhe kjo krejt për faj të Sabriut.
I pyetur se për çfarë do t’i kërkonte falje gruas së tij, këngëtari i shumë hiteve u përgjigj duke përmendur këtë pishman të jetës së tij.