
Lourdes dhe Rihanna treguan koleksionin më të ri të të brendshmeve të këngëtares në një divan hoteli, teksa pozojnë së bashku
Ndërsa, në një video postuar në llogarinë e Rihannas, këngëtarja pozon e vetme, derisa duket provokuese dhe tejet joshëse në të brendshmet shumëngjyrëshe, të cilat vë në pah linjat e saj mahnitëse të trupit.
“Kur nuk keni nevojë për një Shën Valentin, por gjithsesi përgatiteni për një të tillë”, ka shkruar Rihanna sipër videos.
Koleksioni i “Savage X Fenty’s Love On the Edge” përfshin të brendshme, sytjena, kostume trupore dhe pizhame që synojnë të nxjerrin në pah seksualitetin e ditës së Shën Valentinit.
Në këtë mënyrë, fokusi ishte tek Rihanna, e cila tregoi shumëllojshmërinë e koleksionit të Ditës së Shën Valentinit duke shfaqur linjat e saj të tonifikuara.
Ndërkohë, krahas angazhimeve, ylli i muzikës aktualisht po shijon romancën me reperi, Asap Rocky.