![Ish drejtori i Trepçës, Ferat Shala: Kemi një qeveri të tinejxherëve, janë pa vizion](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2022/01/F7A310D8-57E3-42F9-A094-C99EA7EF92CC.jpeg)
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, pasi thotë se nuk janë duke e menaxhuar si duhet situatën e rritjes së çmimeve në shumë sektor.
Ai, në seancën e sotme të Kuvendit, theksoi se ekzekutivi i tanishëm janë adoleshentë.
“Çmimet rriten dhe jeta vështirësohet, qeveria i ka harruar këto, ajo nuk është e shqetësuar dhe nuk dihet se kur do të ndalohet dhe si do të vazhdojmë tutje”.
“Kemi një qeveri të tinejxherëve, nuk mund të presim diçka më mirë. Ata janë pa vizion, joprofesional, të papërgatitur dhe me qasje kundër tregut të lirë”, ka thënë Shala.
Pjesëtari i PDK-së e kritikoi kabinetin e Qeverisë që vetëm një pjesë e vogël është e pranishmë në seancën e Kuvendit.