
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka paralajmëruar rikthimin në muzikë me një projekt të ri.
Teksa është në pritje të binjakëve, këngëtarja e njohur ka finalizuar këngë e re e cila do të jetë e vizuelizuar edhe me videoklip.
Kështu ka njoftuar këngëtarja ditë më parë, derisa sot (e martë) Genta postoi një imazh të ri në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet e veshur në një fustan të gjatë elegantë me ngjyrë të zezë.
“Së shpejt, 22.01.2022”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e fotos të realizuar pranë një makine.
Kujtojmë që këngëtarja nga Gjilani prej kohësh është tërhequr nga skena muzikore për të iu përkushtuar jetës së saj personale.

Foto: Genta Ismajli/Instagram
Brenda një kohë të shkurtër ajo pritet të sjell në jetë binjakët një vajzë dhe një djalë që janë fryt i dashurisë me partnerin turk, Huseyin Usta.