Këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, ka thënë se procesi i vlerësimit për Qeverinë Haradinaj mund të jetë i keq vetëm nga disa kundërshtarë të brendshëm dhe të jashtëm.
Me këtë deklaratë Zejnaj i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit, e cila ka kritikuar Qeverinë Haradinaj.
Postimi i plotë i Zejnajt në “Facebook”:
Thonë se, “kur t’humb rruga në oborr tëndin, del i kapësh kojshisë”
Fitore Pacolli e paska “goditur” qeverinë Haradinaj, qeveria e cila për 8 muaj të saj ka marrë vendime në të mirë të proceseve integruese të Kosovës, sa shumica nga ish-qeveritë për tërë mandatet e tyre.
Procesi i vlerësimit për qeverinë Haradinaj, i keq është vetëm nga kundërshtarët e jashtëm të Kosovës dhe nga disa eksponentë të tyre të brendshëm, që në fakt asnjëherë e në asnjë etapë nuk e kanë pa Kosovën me syrin pozitiv.
Fitore, qeveria Haradinaj po e mundëson liberalizimin, ushtrinë, zhvillimin ekonomik, forcimin e sovranitetit të shtetit.
Vetëm nëse dëshironi të silleni si e verbuar, ndryshe në çdo ditë të jetës Tuaj edhe ju mund t’i vëreni ndryshimet pozitive, që janë rezultat i angazhimit të qeverisë Haradinaj dhe konkretisht të kryeministrit.
Përballja e kryeministrit Haradinaj duhet dhe po ndodhë me problemet reale të Kosovës, e jo me teket dhe injorancën tuaj.