970×90
970×90
970×90
970×90

Aktakuzë kundër policit “Tarkani” për sulmin ndaj Agron Mustafës

Aktakuzë kundër policit “Tarkani” për sulmin ndaj Agron Mustafës

Prokuroria ka marrë vendim për ngritje të aktakuzës ndaj policit Avni Berisha, i cili dyshohet për sulmin ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Vala”, Agron Mustafa.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“Faza e hetimeve ka përfunduar. Hetimet janë kryer nga prokurorja Rozolita Manastiri, dhe pas hetimit të mirëfilltë të rastit ndaj të pandehurit Avni Berisha nga Prishtina, për veprën penale lëndim trupor nga neni 188 të KPRK-së, është ngritur aktakuzë kundër të njëjtit dhe është dorëzuar në Gjykatën kompetente”, ka thënë Maloku.

Në anën tjetër Naim Rudari, avokati i policit Avni Berisha tha për Telegrafin se ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht aktakuzën.

“Ende nuk e kemi pranuar zyrtarisht aktakuzën dhe nuk kam çfarë të them”, ka deklaruar Rudari.

Sulmi fizik ndaj Agron Mustafës ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar dhe të përfshirë në këtë rast dyshohet se kanë qenë shefi i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazmi Sahiti dhe polici që njihet me nofkën “Tarkani”, Avni Berisha.

Kujtojmë se pas sulmit ndaj Agron Mustafës, Inspektorati Policor i Kosovës, kishte suspenduar nga pozita zyrtarin policor Avni Berisha

Related posts