970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti: Koalicioni Pan duhet të japë përgjegjësi

Hoti: Koalicioni Pan duhet të japë përgjegjësi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të dorëzojë sot kërkesën për debat parlamentar në lidhje me premtimet që i ka bërë koalicioni PAN gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.

Këtë e ka bërë të ditur sot, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas tij, dokumenti i miratuar në Qeveri duhet të reflektojë premtimet e koalicionit PAN për zhvillim ekonomik prej 8-10%.

Postimi i plotë i tij:

Sot Grupi Parlamentar i LDK-së e dorëzon kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021, që është aprovuar në Qeveri dhe dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.

Në parim, ky dokument DUHET të reflektojë premtimet e koalicionit qeverisës PAN për zhvillim ekonomik prej 8-10 për qind, rritje të punësimit, investime në arsim e shëndetësi dhe premtime të tjera, të cilat premtime as për së afërmi nuk shihet se do të mund të realizohen.

Ne do të kërkojmë përgjigje për secilën pikë të këtij dokumenti se përse nuk reflekton premtimet elektorale të koalicioni PAN.

Duhet të mësohet secili politikan se nuk ka më hapësirë në politikë për mashtrime, fraza e premtime boshe gjatë fushatës, ndërkaq kur merret qeverisja harrohen të gjitha.
Ne do të kërkojmë llogari në emër të qytetarëve për secilin premtim të koalicionit PAN.

Related posts