Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ( KKTK) ka organizuar punëtorinë “Procesi për shpallje në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimi i zonës së mbrojtur të aseteve të trashëgimisë kulturore”.
Qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie ishte prezantimi i aplikacionit për shpallje të trashëgimisë kulturore materiale në mbrojtje të përhershme së bashku me udhëzuesin. Në punëtori u diskutua edhe për përcaktimin e zonës së mbrojtur të aseteve të trashëgimisë kulturore.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia Kadastral e Kosovës, drejtor dhe zyrtarë nga Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, Muzeu i Kosovës, Instituti Arkeologjik etj.
Shafi Gashi kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, tha procesi i shpalljes së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimi i zonave të mbrojtura është mjaftë i rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Kjo punëtori është në kuadër të mandatit dhe në vazhdën e punës së KKTK për shpalljen e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershëm.
Kurse Isuf Koci udhëheqës ekzekutiv i KKTK, bëri prezantimin e aplikacionit së bashku më udhëzuesin për plotësim. Për të pranishmit në punëtori, z. Koci ndau praktikat për format e aplikacioneve në rajon dhe me gjerë.
Përvojat me procesin e shpalljes në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimin e zonës së mbrojtur të aseteve të trashëgimisë kulturore ndan panelistë vendor dhe nga rajoni. Historiani i artit Dr. Fejaz Drançolli si dhe arkeologet nga Shqipëria Dr.Ols Lafe dhe Elio Hobdari.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Agjencia Kadastral e Kosovës, shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të gjitha çështjet që ndërlidhen me fushën e trashëgimisë kulturore.
Kjo punëtori ofroj mundësinë pjesëmarrësve që të japin imputet e tyre profesionale dhe të kontribojnë që procesi i shpalljes në mbrojtje të përhershme dhe përcaktimi i zonës së mbrojtur të jetë profesional dhe transparent.
Në mbyllje të kësaj punëtorie të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan që brenda një afati të shkurtër të japin vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet lidhur më aplikacioni dhe udhëzuesin e prezantuar nga KKTK.