
Pas një debati të ashpër i cili është zhvilluar në mes gazetarit Imer Mushkolaj dhe ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, ka reaguar edhe njëri nga komentuesit e ngjarjeve politike në vend, Nezir Kraki, shkruan Gazeta Projekti.
Kraki me anë të një statusi në profilin e tij “Facebook”, ka thënë se “Çdo natë për çdo temë as Ajnshtajni s’kish mujt me fole. Imeri me shokë po.
Une per ligjerata pergatitem e lexoj çdo dite, edhe pse janë ne fushen time. Keta tipat dil qaty futja kafehançe me copa te titujve qe i kanë kap kalimthi ne portalet e tyre dhe shiti mend tani Sali Berishes per demokraci e liri”, ka shkruar Kraki.
Lajmi i plotë:
Imeri ia paska kujtu Sali Berishes 21 janarin ne Debat Plus te Ermal Panduri.
Si analist bashkë me dosta aty nuk kish qenë keq me u interesu pak ma shumë rreth politikës dhe gjendjes në Shqipëri. Me shku pak ma larg se datat e vakitë që gjithkush i di sot dhe sidomos pak ma larg se çadrat e Dhermiut apo Ksamilit.
Është kollaj me ia kujtu Berishes ate datë me idene me dale trim n’debat por ajo nuk e kamuflon cekesine që Imeri dhe te tjeret aty e kane ne raport me jeten politike shqiptare.
Çdo nate per çdo temë as Ajnshtajni s’kish mujt me fole. Imeri me shokë po.
Une per ligjerata pergatitem e lexoj çdo dite, edhe pse janë ne fushen time. Keta tipat dil qaty futja kafehançe me copa te titujve qe i kanë kap kalimthi ne portalet e tyre dhe shiti mend tani Sali Berishes per demokraci e liri.
Jo Imero, Sali Berisha nuk lidhet veç me 21 janarin. Ka data tjera Shqiperia e sene qe jane realizu pikerisht nga ai Berishe qe sot urrehet nga terrasat me makiato sepse është ne modë antiberishizmi. As çadrat e Ksamilit e vikendet tironçe s’i kishi pa shpesh pa çmendinë kombetare të Sali Berishes. Nejse…topi…
Sonte mu kujtu edhe ai debati i Edi Rames me analistat e Kosovës. I njejti problem ka qenë: mungesë interesimi dhe informacioni rreth politikes shqiptare.