
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka emëruar Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Dafina Cacaj.
Tutje, ai tha se Dafina do të angazhohet me përkushtim të madh në udhëheqjen e drejtorisë së financave për realizimin e projekteve të rëndësishme për komunën e Deçanit.
Ndërkaq Cacaj tha për Gazetën Insajderi se përkushtimi nuk do të mungojë gjatë angazhimit të saj dhe fokusi janë paratë publike dhe menaxhimi i tyre
“Unë do te përkushtohem ti kryej detyrat dhe pergjegjesit e mia me nder, dhe fokus i imi eshte menaxhimi i dinjitetshem i paras publike”, tha ajo për Gazetën insajderi
Ndër të tjera Cacaj tha se sipas saj menaxhimi i mëhershëm ka qenë i mirë dhe kështu do të mundohet të tregohet edhe ajo.
” Fokusi im eshte te vazhdoi qe te realizohen projektet qe kryetari Ramosaj i ka filluar ne mandatin e parë dhe do ti perfundojmë këtë mandat pa marrë parasysh sfidat dhe mungesat buxhetore nga ministritë e linjës”, shtoi ajo
Prioritet tjetër do të ketë projektet që ndikojnë drejtë për se drejti në mirëqenien e qytetarit të Deçanit siq është turizmi, duke mos anashkaluar projektet për rini dhe aktivitete sportive dhe kulturore.
Postimi i plote:
Sot, poashtu, emërova Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Dafina Cacaj!Dafina ka përfunduar studimet Master në Shkencat Adminsitrim Biznesi, ka qenë shefe e kabinetit gjatë mandatit tim të parë, ku ka treguar zotësi, profesionalizëm, transparencë e sukses të madh në menaxhim. Ajo me mbështetjen time do të angazhohet me përkushtim të madh në udhëheqjen e drejtorisë së financave për realizimin e projekteve të rëndësishme për komunën tonë.Na priftë e mbara!BR
