
Në 24 orët e fundit janë raportuar dy të vdekur dhe janë regjistruar 427 raste të reja me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur përmes njoftimit Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 31 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 2811
“Nga 5881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy të vdekur. Sot janë shëruar 31 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 2811”, thuhet në njoftimin e MSH-së.