Koronavirusi ka prekur edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Kryetari Përparim Rama ka njoftuar vetë në facebook se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gazeta Online Reporteri.net, ka mësuar nga burimet brenda Komunës së Prishtinë se edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Po ashtu, mësohet se pervec Ramës dhe Zogajt edhe një pjesë e stafit të kryetarit të Komunës së Kryeqytetit kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID.
Reporteri.net ka provuar të kontaktoj nënkryetarin Zogaj, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të gazetës.
Kujtojmë se Rama dhe Zogaj të dielën kanë qenë në vizitën e tyre të parë zyrtare në Tiranë ku kanë takuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëpuntorët e tij.