970×90
970×90
970×90
970×90

Trusti jep lajmin e mirë për qytetarët

Trusti jep lajmin e mirë për qytetarët

227 milionë euro ka qenë kthimi bruto si rezultat i investimeve që ka bërë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës në vitin 2021. Kjo paraqet shifrën më të lartë që nga themelimi i institucionit. Në total, mjetet pensionale në Trust u rritën për 365 milionë euro duke shkuar në 2.35 miliardë totali.

Rreth 77 për qind e mjeteve nën menaxhim ishin të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në fund të 2021-s. Investimet në tregjet financiare ndërkombëtare vazhdojnë të kontribuojnë me rreth 95% në totalin e performancës investuese, thuhet në një njoftim të Trustit.

Rritja e çmimit të njësisë për këtë vit ishte 10.65%, krahasuar me rritjen prej +3.03% për vitin 2020.

Sa i përket vitit 2022, Trusti ka thënë se pret luhatshmëri të lartë.

Këtë vit për pensionimin e 5,400 përfituesve u paguan 68 milionë euro, ndërsa prej themelimit janë shpaguar 321 milionë euro për 64 mijë përfitues.

Trusti ka thënë se ka punuar në një platformë të re për t’i menaxhuar më lehtë llogaritë dhe avancimet.

Related posts