Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar reshje të borës për këtë javë.
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë duke u mirëmbajtur për zhvillim normal të komunikacionit.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, ka treguar se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk është ndonjë situatë alarmante.
Ndërkaq, para pak minutash ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai ka publikuar një video në Facebook, ku ka shkruar se pastrimi i rrugëve po vazhdon.
Po ashtu, kryetari Muharremaj ka shtuar se obligimi ynë është të jemi në shërbim të qytetarëve.