
Policia e Kosovës ka njoftuar se para dy dite ka ndodhur një vjedhje e rëndë në aeroportin “Adem Jashari”.
Një person ka raportuar në polici se vëllait të tij i janë vjedhur një sasi ari dhe dy orë dore. Mërgimtari nuk e kishe vrejtur deri sa kishe shkuar në Zvicër.
“ANP Adem Jashari 07.01.2022 – 18:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se vëllai i tij kur ka arritur në shtetin e Zvicrës ka vërejtur se i janë vjedhur nga valixhja e tij sasi ari dhe dy orë dore”, thuhet në raportin e policisë.