970×90
970×90
970×90
970×90

Njihuni me komandot amerikanë që do të vijnë në Shqipëri

Njihuni me komandot amerikanë që do të vijnë në Shqipëri

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Evropën do të ngrit shtabin e saj pararojë në Shqipëri. Ishte ky lajm i mirë që vetë Kryeministri Rama ndau të enjten me qytetarët.

Krijimi i këtij shtabi do të shërbejë si një pikë qendrore për ndërveprimin e forcave speciale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa do të forcojë edhe rolin e Forcave të Armatosura Shqiptare si një partner i madh i SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO.

Ky vendim vjen në vazhdimësi të një sërë eventesh të rëndësishme për sigurinë në rajon. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe mes aleatëve tanë me ata amerikanë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

“Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje”, tha Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Evropë.

“Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global”.

SOCEUR luan një rol të rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve në Ballkan dhe kjo përpjekje po kryhet me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe përfaqëson vlerësimin për profesionalizmin e ushtrisë shqiptare. /tch/

Related posts