
Milani e ka mposhtur 3-1 Romën në San Siro. Kjo ishte sfida e parë për të dy skuadrat në vitin 2022.
Milani e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2022.
Të besuarit e Stefano Piolit triumfuan 3-1 në shtëpi në ndeshjen e parë për këtë, duke e mposhtur Romën e Jose Mourinhos.
Milani e nisi furishëm duke shënuar gol në fillim të takimit.
Oliver Giroud shënoi nga pika e bardhë në minutën e shtatë të takimit.
Pas Oliver Giroud, ka realizuar edhe braziliani 30-vjeçar në formë të mirë, Junior Messias.
Ai shënoi për 2-0 në minutën e 17-të.
Roma e ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 41-të, Abraham shënoi për mysafirët.
Në pjesën e dytë, Leao vulos fatin e Milanit në këtë derbi.
Në minutën e 82-të, ai shënoi për 3-1, golin e rezultatit përfundimtar.