Objekti i PTK-së në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinës është grabitur të enjten në mbrëmje, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin, dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.
Mësohet se Policia ndodhet ende në vend të ngjarjes.