970×90
970×90

Këto drejtori i merr PDK-ja në Prishtinë, Stavileci nënkryetar

Këto drejtori i merr PDK-ja në Prishtinë, Stavileci nënkryetar

Është arritur marrëveshja për koalicion në Prishtinë ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike.

Gazeta Projekti raportojë më parë se PDK-ja do të ketë nënkryetarin, katër drejtori dhe pesë ndërmarrje publike.

Ndër drejtoritë me të cilat do të udhëheqë PDK janë ajo e Shërbimeve Publike, atë të Planifikimit dhe Urbanizmit, drejtorinë e Arsimit dhe të Kulturës.

flitet se nënkryetar i parë i Prishtinës, do të jetë Blerand Stavileci i PDK-së, ndërkaq Alban Zogaj do të mbetet nënkryetar i dytë.

Seanca e Kuvendit të Prishtinës pritet të vazhdojë, derisa pak minuta më parë Fehmi Kupina i LDK-së është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kupina u zgjodh në rundin e tretë, pasi në dy rundet e para s’mjaftonin 25 votat.

Related posts