970×90
970×90

Përparim Rama tregon detajet e marrëveshjes me PDK-në

Përparim Rama tregon detajet e marrëveshjes me PDK-në

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ende nuk i kanë ndarë drejtoritë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Pasi u zgjodh kryesuesi i kuvendit, Rama tha se janë duke punuar në formimin e një ekipi të mirë, dhe të gjitha drejtorit do të udhëhiqen nga persona kompetent

“Nuk i kemi ndarë postet me PDK-së, kjo varet krejt prej njerëzve që na ofrojnë”.

“Një gjë e mirë është që programi jonë ka qenë shumë i detajizuar, kemi ngjashmëri shumë me partitë tjera në program dhe nuk do të kemi probleme. Pra është vetëm në gjetjen e njerëzve adekuat”.

Tutje, ai i ka bërë thirrje partive të tjera t’i bashkohen atij në bashkëqeverisje për zhvillimin e projekteve.

“Ne e kemi për detyrë ndaj tyre që ta bëjmë një përbashkim të kemi shumicën, që projektet e tona t’i zbatojmë në përpikëri, prandaj edhe duhet që të gjithë partitë që kanë interes të për bashkohen. Tash e zgjodhëm kryesuesin, tash jemi edhe në zgjedhjen e ekipit më të mirë. Kjo nuk do t’i ngadalësojë punët”.

Related posts