
Fehmi Kupina nuk ka arritur të zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, në rundin e parë.
Kupina ka marrë gjithsej 25 vota, duke ia pamundësuar kështu që të zgjidhet kryesues i Kuvendit për një votë.
Për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës duhen gjithsej 26 vota të asamblistëve.
Propozimi i Kupinës nuk është pritur mirë nga AAK, të cilët kanë lëshuar sallën, ndërkohë që partitë tjera vazhdojnë të jenë prezente në sallë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke mos dhënë detaje për një koalicion të mundshëm me PDK-në ka thënë se “janë përafruar me të gjitha partitë politke”.
Afati i fundit për të zgjedhur kryeasamblistin në Prishtinë është 6 janari, në të kundërtën, Prishtina shkon në zgjedhje të reja lokale për Asamble.