Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer, gjatë qëndrimit në Budva ku po zhvillohet forumi i Sigurisë “To be secure”. Thaçi është shprehur se Kosova është e gatshme për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
“Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga SHBA-të”, ka shkruar Presidenti, transmeton Gazeta Express.
Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tone, përfundoi ai.