
Reality show, “Big Brother Vip” që ka thyer çdo rekord shikueshmërie ka vendosur që të shtyjë datën e finales së madhe.
Finalja pritet të zhvillohet në datën 18 shkurt, ndërkohë që ishte parashikuar për në datën 16 janar.
Kjo i bie që gjatë kësaj kohe, pa dyshim se do të ketë edhe banorë të ri.
Burime të Gazetës Blic kanë mësuar se moderatorja kosovare, Egzona Rafuna do të futet nesër në “Big Brother Vip” si banorja më e re e shtëpisë.
Egzona Rafuna prej vitesh është një gazetare profesionale në televizionin publik të Kosovës ku ka marrë pjesë në disa formate televizive, teksa dashurinë më të madhe të publikut e mori si moderatorja e emisionit “N’za”, një program javor në “RTK”.
Si një figurë simpatike, Egzona pritet të sjell një atmosferë krejtësisht ndryshe brenda shtëpisë së “BBV”.