970×90
970×90

Silva Gunbardhi dhe Mandi Nishtulla në “Shihemi në Gjyq”, një “mal” me para në lojë

Silva Gunbardhi dhe Mandi Nishtulla në “Shihemi në Gjyq”, një “mal” me para në lojë

Këngëtarët Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi janë përballur ditën e sotme në ‘Shihemi në Gjyq’, pasi Nishtulla kërkon që të marrë pjesën e tij të fitimeve nga kënga ‘Të ka lali shpirt’.

Këngëtëri i muzikës tallava edhe më herët ka akuzuar Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj se i kanë marrë miliona euro të fituara nga klikimet që ka marrë kënga në YouTube dhe atij nuk i kanë dhënë asgjë.

Në emisionin e sotëm ai akuzon Gunbardhin se ka falsifikuar kontratat dhe i ka marrë të gjitha fitimet vetë, por këngëtarja e mohon dika të tillë, duke insistuar se kontrata është e rregullt.

Në përfundim, Eni Çobani deklaroi se do ta vazhdojnë seancën privatisht ndërsa këngëtari i tallavasë i puthi dorën Silva Gunbardhit në fund të emisionit.

Related posts