970×90
970×90

Një parti i ik nga qeverisja Albin Kurtit

Një parti i ik nga qeverisja Albin Kurtit

Partia e Ashkalinjve për Integrim ka njoftuar se ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj partie, Gani Elshani përmes një postimi në Facebook.

“Njoftim për elektoratin  e Partisë së Ashkalive për Integrim .

Prishet koalicioni PAI me VV në nivel qendror. Largohen nga detyra  zv.ministri dhe këshilltarët”, ka shkruar Elshani.

Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet, Bekim Arifin.

Related posts