970×90
970×90

Hekurudha Kosovë-Shqipëri nis punimet në vitin 2024

Hekurudha Kosovë-Shqipëri nis punimet në vitin 2024

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, ka thënë se procesi i Berlinit është shtylla kryesore e marrëdhënieve të gjithë rajonit, dhe se është e rëndësishme që në këto nisma të ketë një gjithë përfshirje.

Ai thotë se fokusi kryesorë i të dyja vendeve duhet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive e mbajtur në Elbasan, ku u nënshkruan 13 marrëveshje.

“Duhet të theksojmë se procesi i Berlinit është shtylla kryesore jo vetëm e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, por edhe e marrëdhënieve të gjithë rajonit. Është një proces ka filluar më parë, por nga ana tjetër ashtu siç është thënë edhe faktori ndërkombëtar do ishte mirëpritur edhe nisma të tjera që vendet e rajonit mund të kenë, por e rëndësishme është që në këto nisma të ketë një gjithë përfshirje. Prandaj edhe një herë theksojë nuk do t’i mëshojmë kësaj teme kaq shumë por duhet të shikojmë se si po realizohen marrëveshjet midis dy qeverive dhe me kënaqësi mund të them se ky proces tashmë ka filluar për të gjetur frymën e zbatimit”.

“Prandaj ne nuk duhet të humbim fokusin, duhet të merremi me atë që kemi përcaktuar në mbledhjen e fundit që u mbajt në Elbasan. Dhe ajo që dua të them se vendimet e kësaj mbledhje kanë një rëndësi shumë të madhe, si për Shqipërinë dhe Kosovën në të gjitha drejtimet. Prandaj ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga fokusi”, u shpreh ai.

Minxhozi për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prizren tha se do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për ekonominë e të dyja vendeve, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, në vitin 2023 do të fillojë faza e projektimit të hekurudhës në mënyrë që nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën.

Related posts